A do t'ketë largime tjera nga VV'ja, flet Mimoza Kusari - Gazeta Express
string(52) "a-do-tkete-largime-tjera-nga-vvja-flet-mimoza-kusari"

A do t’ketë largime tjera nga VV’ja, flet Mimoza Kusari

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 8:50

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, tha se asnjë deputet tjetër, përveç Haki Abazit e Fatmir Humollit s’e ka paralajmëruar largimin nga Vetëvendosja.

Ajo tha se deputetët në grupin parlamentar të VV-së kanë shprehur mendimin e tyre për çështje të caktuara dhe se sipas saj, me ta ka komunikim normal.

Lexo Edhe:

“Me asnjë deputet në kuvend s’kam probleme në komunikim. Asnjë s’e ka paralajmëruar largimin ose ka dhënë shenja të kushtëzimit me afate që i kemi pasur si tek rasti i Humollit”, tha Kusari – Lila në Klan Kosova.

Tutje, ajo foli edhe për deputetët me qasje siç e quajti ajo “konservative”, për të cilët tha se “jemi pajtuar që të mos pajtohemi”.

“Ka deputetë me qasje konservative në raport me vlerat fetare dhe si të tillë ata i kanë shprehur ato pa asnjë imponim ndaj të tjerëve dhe në temat e caktuara jemi pajtuar që të mos pajtohemi.  Kur ka pasur tituj në media se ata mund të dalin si grup i veçantë ata kanë ardhur dhe janë mahnitur me atë se çka po shkruajnë mediat për ta. S’ka pasur drejtpërdrejt për asnjëherë kërkesë apo paralajmërim të largimit”, tha ajo.