Kthehu lart

Sarajevo City of Film thërret regjisorët shqiptarë

Sarajevo City of Film thërret regjisorët shqiptarë GazetaExpress

Sarajevo City of Film – një projekt i veçantë në kuadër të Festivalit të Filmit në Sarajevë, ka hapur aplikimin për edicionin e radhës, të 23-tin me radhë.

Projekti i fton filmbërësit nga regjioni për një mundësi bashkëpunimi për filmat e metrazhit të shkurtër – duke punuar, duke i financuar ata dhe duke i shfaqur, shkruan KultPlus.

Kushti i vetëm është që aplikuesit të jenë pjesëmarrës të edicioneve të kaluara të Sarajevo Talents – dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre janë shqiptarë, nga Kosova e Shqipëria.

Secili film do të marrë shumën prej 15 mijë eurosh ndërsa do të ndihmohet nga ekipi për zhvillimin e filmit dhe më pas shfaqjen e tij.

Deri me 1 dhjetor të këtij viti, kjo thirrje është e hapur për të gjithë të interesuarit. / KultPlus.com

Informata të tjera i gjeni në linkun poshtë:

http://www.sff.ba/en/page/call...

    Data: 23 Nentor 2017 06:59
    Autori: GazetaExpress
    • Presidenti Thaçi, i impresionuar me Librarinë e Parlamentit të Kanadasë

      Presidenti Thaçi, i impresionuar me Librarinë e Parlamentit të Kanadasë 0

    Të tjera