Kthehu lart

Incognito Mode, nuk është aq private

Incognito Mode, nuk është aq private GazetaExpress

Njerëzit mund të monitorojnë ende se çfarë bëni online edhe nëse përdorni Incognito Mode të Chrome, një mënyrë përdorimi të internetit në mënyrë private.

Kjo mënyrë e ndalon Chrome të ruajë të dhënat e aktivitetit tuaj online, por megjithatë ato vazhdojnë të jenë të dukshme për të tjerët. Një lajm i keq apo jo?

Sipas programuesit tëe Chrome, Darin Fisher, Google “agonizoi” mbi emërimin e funksionit, për të mos e quajtur “mënyra private” për të shmangur keqkuptimin me përdoruesit, transmeton tch.

Google ripërsërit në këtë mënyrë duke thënë “Aktiviteti juaj nuk është i fshehur nga faqja që vizitoni, punëdhënësi apo shkolla juaj, apo siguruesi juaj i internetit”.

Kjo do të thotë se shefi juaj mund të gjejë se çfarë jeni duke bërë edhe nëse jeni në incognito. Fisher sugjeron që të përdorni këtë mënyrë për të shmangur cookies, dhe të fshihni këtë aktivitet nga njerëz që përdorin si ju kompjuterin tuaj dhe për tu mbrojtur nga faqet e dyshimta.

    Data: 22 Nentor 2017 02:59
    Autori: GazetaExpress
    • Ja si duket nga brenda Mercedes-Benz A-Class i ri [FOTO]

      Ja si duket nga brenda Mercedes-Benz A-Class i ri [FOTO] 0

    Të tjera