Federata gjermane ende larg arritjes së marrëveshjes me Nagelsmann - Gazeta Express
string(66) "federata-gjermane-ende-larg-arritjes-se-marreveshjes-me-nagelsmann"

Federata gjermane ende larg arritjes së marrëveshjes me Nagelsmann

Sport

Gazeta Express

18/09/2023 23:42

Julian Nagelsmann raportohet se po heziton të marrë detyrën e përzgjedhësit të Kombëtares së Gjermanisë.

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) ka zhvilluar bisedimet e para me trajnerin gjerman, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas “Kicker”, problemi kryesor po qëndron te paga e Nagelsmann.

DFB i ka ofruar atij 4 milionë euro, ndërsa paga e tij në ish-klubin Bayern Munich, është 7 milionë euro. Kjo pagë ende po i paguhet nga “Bavarezët”.

Për të provuar dhe adresuar këtë çështje, përfaqësuesit e 36-vjeçarit thuhet se kanë parë mundësinë e pagesës së largimit nga Bayerni, por klubi nuk është i interesuar për idenë.

Te kampionët në fuqi gjermanë besojnë se nuk është problemi i tyre kur bëhet fjalë për Nagelsmann dhe DFB-në, që po përpiqen të arrijnë një marrëveshje.

Nëse Federata gjermane dështon të nënshkruajë me ish-trajnerin e Leipzigut, ka opsione të tjera më të lira në dispozicion për ta.

Dy emrat e raportuar janë Louis van Gaal dhe Stefan Kuntz. /Gazeta Express/