Hasani: Komunat në veri s’mund të funksionojnë me kryetarë shqiptarë, shtyrja e Asociacionit nxit formimin e Republikës Serbe - Gazeta Express
string(122) "hasani-komunat-ne-veri-smund-te-funksionojne-me-kryetare-shqiptare-shtyrja-e-asociacionit-nxit-formimin-e-republikes-serbe"

Hasani: Komunat në veri s’mund të funksionojnë me kryetarë shqiptarë, shtyrja e Asociacionit nxit formimin e Republikës Serbe

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 6:52

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha se është e sigurt se komunat në veri nuk mund të funksionojnë me kryetarë shqiptarë.

Ai në RTV21 këtë të enjte tha se popullsia shumicë është kthyer në sistem paralel.

Lexo Edhe:

“Për me shku me arsyetim juridik, nuk është dashtë me ardhë deri këtu. Tash është problem politik dhe kjo e ka pasojën tjetër. Dhe çka po ndodhë tani këtu? A po e shihni efektivisht popullsia shumicë ka ardhë në sistem paralel, jo ata. Kryetarët e Komunave tash që janë zgjedhë operojnë prej shpijave të tyre, se s’guxojnë me shku atje”, tha Hasani duke shtuar se me këtë është demostru pafuqia e shtetit.

Hasani u shpreh se sa më shumë që shtyhet formimi i Asociacionit, aq më shumë afrohemi drejt formimit të Republikës Serbe.

“Sa ma shumë të shtyhet çështja e asociacionit aq ma shumë bolldiratet Republika Srpska në Kosovë, aq më shumë afrohesh kah formimi i Republikës Srpska”