Kthehu lart

Çka do të ndodhë me emrin e Maqedonisë, flet analisti Ordanoski

Çka do të ndodhë me emrin e Maqedonisë, flet analisti Ordanoski GazetaExpress

Analisti politik Sasho Ordanoski i pyetur në lidhje me mundësit e zgjidhjes së çështjes së emrit tha se nuk e di nëse kjo çështje do të zgjidhet së shpejti, por tha se ai sheh një energji origjinale në çështjen, aktivizim i bashkësisë ndërkombëtare.

Ai tha se në zgjidhjen e çështjes është futur edhe më shumë Gjermania ka ndryshim të qëndrimit të grekëve dhe se presioni është i madh.

“Shoh që se po lëvizim në një drejtim në të cilën kërkohet formula. Dhe në fund më duket se nuk do të jetë përgjigja zgjidhja e emrit, por se do të jetë një zgjidhje në të cilën do të vendoset problemi me emrin tani në një mënyrë të strukturuar dhe formale”, deklaroi Ordanovski.

Sipas tij me faktin që edhe LSDM kërkon që zgjidhja përfundimtare të kaloj në referendum, tregon se ajo nuk ka fuqi e vetme ta zgjidh këtë çështje.

“Mendoj se po punohet në gjetjen e formulës që do të mundësojnë që zgjidhja përfundimtare të anulohet edhe pak, nëse më parë mundësohen disa formula se si do të arrihet deri tek zgjidhja përfundimtare”, nënvizoi Ordanovski.

    Data: 22 Nentor 2017 21:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera