Kthehu lart

Inaugurohet rruga Starçevo-Kërnalovë-Prvi Maj

Inaugurohet rruga Starçevo-Kërnalovë-Prvi Maj GazetaExpress

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu sot, pas seancës së përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Bullgarisë në Strumicë, me ftesë të kolegut të tij bullgar, ministrit të Zhvillimit rajonal dhe Punëve Publike Nikollaj Nankov, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës së sanuar III-1084 “III-108-Starçevo-Kërnalovë-Prvi Maj”, në Bullgari, transmeton Express.

Siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, rruga e sanuar në pjesën bullgare është e rëndësishme për banorët e të dy anëve të kufirit, sepse e lehtëson komunikimin deri te vendkalimi kufitar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, Zlaterovo-Novo Sellë./Express/

    Data: 23 Nentor 2017 09:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera