Kthehu lart

Kryeministri Zaev pret Borisovin në Strumicë

Kryeministri Zaev pret Borisovin në Strumicë GazetaExpress

Kryeministri Zoran Zaev mëngjesin e sotëm ka pritur kolegun e tij bullgar Bojko Borisov para manastirit “Shën Leontij” në Strumicë që gjendet në kufirin me Bullgarinë, transmeton Express.

Borisov në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar video nga takimi me homologun e tij Zaev.

Në Shtëpinë e ARM-së, Maqedonia dhe Bullgaria do të mbajnë seancën e parë ndërqeveritare të cilën do e kryesojnë kryeministrat, ndërsa do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje dhe memorandume./Express/

    Data: 23 Nentor 2017 10:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera