Kthehu lart

"Mos diskrimino" organizohet në Maqedoni

"Mos diskrimino" organizohet në Maqedoni GazetaExpress

Simulim i gjykimit në rast të diskriminimit nga fusha e arsimit: “Mos diskrimino!” do të mbahet sot në organizim të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe Forumit rinor të arsimit, transmeton Express.

Ngjarja dyorëshe do të ketë për qëllim që ta njoftojë opinionin, ndërsa veçanërisht të rinjtë, me diskriminimin – në këtë rast ajo që po ndodh në bazë të aftësisë së kufizuar. Të pranishmit do të mund të krijojnë mënyrë që të njihen me procedurën gjyqësore si mekanizëm për mbrojtje nga diskriminimi.

Simulimi është pjesë e projektit “Mbështetje nga shoqëria civile ndaj politikave për kohezion dhe diversitet social” të mbështetur nga Ambasada britanike në Maqedoni./Express/
    Data: 23 Nentor 2017 09:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera