Kthehu lart

Rasti “Target – Fortesa”, Gruevski merret në pyetje në PSP

Rasti “Target – Fortesa”, Gruevski merret në pyetje në PSP GazetaExpress

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dje për disa orë ishte në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike në cilësinë e dëshmitarit në procedurë të re parahetimore, transmeton Express.

Pas marrjes në pyetje Gruevski deklaroi se këtë që e bën PSP është joligjore, sepse mandati i tyre ka skaduar moti, siç tha dhe këto procedura parahetuese që i zhvillojnë praktikisht janë abuzim ndaj qytetarëve në kushte kur ato nuk mund të parashtrojnë kurrfarë akuza.


Paraprakisht, prokurorja speciale Katica Janeva deklaroi se bëhet fjalë për një lëndë të re që është hapur për hetim financiar për marrjen e provizionit për energji elektrike, pas ekspertizës së kryer të dy bisedave telefonike, që në vazhdimësi zhvillohen nga një person.

Procedura parahetimoroe në të cilën Gruevski është ftuar si dëshmitar, sipas Janevës, ka pasur ngjashmëri me hetime financiare që tani më zhvillohen para PSP-së.

Gjykimi i parë përfundimtar për lëndën që e zhvillon PSP-ja u shqiptua dje, dënim me kusht prej gjashtë muajve mori njëri prej të akuzuarve në lëndën “Target – Fortesa”, i cili në procedurë me vetëiniciativë e pranoi fajin.PSP-ja kumtoi se në këtë lëndë është ndarë procedura penale për personin e dënuar, identiteti i të cilit nuk mund të shpaloset.

Pas marrjes në pyetje Gruevski deklaroi se këtë që e bën PSP është joligjore, sepse mandati i tyre ka skaduar moti, siç tha dhe këto procedura parahetuese që i zhvillojnë praktikisht janë abuzim ndaj qytetarëve në kushte kur ato nuk mund të parashtrojnë kurrfarë akuza.

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva pret dënime më të ashpra për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijalkov dhe për ish-shefin e Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski të cilët akuzohen në lëndën “Target – Fortesa”.Janeva dje tha se gjykimi është sjellë në bazë të njohjes dhe se pret dënime më të larta për Mijallkovin dhe Grujevskin.

Në lëndën e bashkuar “Target – Fortesa” të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e MPB-së Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallokov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski./Express/

    Data: 23 Nentor 2017 08:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera