Kthehu lart

Sot mbahet seanca e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Sot mbahet seanca e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë GazetaExpress

Qeveritë e Maqedonisë dhe Bullgarisë sot në Shtëpinë e ARM-në Strumicë do të mbajë seancën e tyre të parë të përbashkët, ku do të nënshkruajnë disa marrëveshje dhe memorandume, transmeton Express.

Siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, pas seancës  është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp të dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

Takimi do të fillojë me takimin tet-a-tet mes dy kryeministrave, pastaj do të pason një seancë plenare. Nga qeveria bullgare në seancë do të marrin pjesë zëvendëskryeministrat Tomisllav Donçev Karakacanov dhe Ekaterina Zaharieva, ministrat Valentin Radev, Nikolai Nankov, Neno Dimov Rumen Porozhanov Ivajlo Moskovski, Emil Karanikolov, Violet Petkova dhe Nicole Angelkova.

Aty pritet të nënshkruhen nëntë dokumente për bashkëpunim dypalësh në fushën e politikës së jashtme,  investimeve, energjisë, mbrojtjes, turizmit, telekomunikacionit, infrastrukturës dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.

Gjatë seancës duhet të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit të Bullgarisë dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Maqedonisë për të reduktuar tarifat ndërkombëtare për roamin shërbimet  roaming, që miratuan dje dy qeveritë .

Marrëveshjet janë pjesë e zbatimit të Marrëveshjes për Miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, të nënshkruar më 1 gusht të këtij viti në Shkup.

Para se të fillon seanca plenare, kryeministrat Zaev dhe Borisov do të vendos lule në monumentin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski.

Një ceremoni e veçantë për dhënien e një automjeti të specializuar për personat me aftësi të kufizuara është parashikuar edhe donacioni nga Bullgaria për komunën e Strumicës.

Kjo është seanca e parë ndërqeveritare e mbajtur nga qeveria e Zaevit me qeverinë e një vendi fqinjë. Për në dhjetor në Podgradec ëahtë caktuar një seancë e  përbashkët qeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Dje gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit Zaev në Beograd është caktuar dhe një seancë të përbashkët me Qeverinë e Republikës së Serbisë, e cila është paraparë të mbahet në fund të shkurtit ose në fillim të marsit të vitit të ardhshëm./Express/

    Data: 23 Nentor 2017 08:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera