Kthehu lart

Zoran Zaev do të përballet me deputetët nesër

Zoran Zaev do të përballet me deputetët nesër GazetaExpress

Kuvendi nesër do të mbajë seancën e 23-të ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve. Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat për herë të parë pas formimit të Qeverisë së re do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve, transmeton Express.

Seanca për pyetjet e deputetëve, Kuvendin e fillon të mbajë pas 100 ditësh nga formimi i Qeverisë, por për shkak të zgjedhjeve lokale ishte anuluar.

Seanca, sipas Rregullores mbahet në çdo të enjte të fundit të muajit, por këtë herë është zhvendosur të premten duke pasur parasysh mbledhjen e sotme të përbashkët mes qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë në Strumicë./Express/

    Data: 23 Nentor 2017 10:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera