Kthehu lart

3 automjete aksidentohen afër TEG, përmbyset kamionçina

3 automjete aksidentohen afër TEG, përmbyset kamionçina GazetaExpress

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në segmentin e Unazës së Madhe, afër përfundimit të saj tek TEG.

Tre automjete, një kamionçinë, një kamion i tonazhit të mesëm dhe një autobus linje interurbane janë përfshirë në aksident pas përplasjes mes tyre.

Siç shihet edh nga pamjet kamionçina është përmbysur. Fatmirësisht nuk ka viktima, përveç dy pasagjerëve, që kanë pësuar gërvishtje të lehta.

    Data: 23 Nentor 2017 10:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera