Kthehu lart

Dezertimi i komandove, Demiraj përplaset me Bazon: Ju dhe Kodheli hoqët elitën e FA

Dezertimi i komandove, Demiraj përplaset me Bazon: Ju dhe Kodheli hoqët elitën e FA GazetaExpress

Në vorbullën e shumë lajmeve të forta kohët e fundit, një tjetër zhvillim tronditi opinionin publik. Katër komando të Forcave të Armatosura gjatë një stërvitje speciale në Mbretërinë e Bashkuar vendosën të mos kthehen

Menjëherë lindën shumë pikëpyetje. E para, nëse ishte një akt personal i tyre, reflektim ndoshta i gjendjes së përgjithshme në vend, një akt i nxitur apo diçka nuk po shkon mirë në Ushtrinë shqiptare.

Për të folur për këtë çështje ishin të ftuar në Top Story: Gjeneral Jeronim Bazo, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura; Kolonel Dritan Demiraj, ish-ministër i Brendshëm; Arjan Dyrmishi, specialist për çështjet e terrorizmit dhe sigurisë; analisti Alfred Lela.

Për Gjeneralin Jeronim Bazo, vendimi për moskthimin e 4 ushtarakëve nga Britania është një përgjegjësi tërësisht individuale. Por për ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ky institucion dhe Ministria e Mbrojtjes po bëjnë edhe analizën e duhur për nivelin e jetesës së ushtarakut në Shqipëri. Ndër të tjera Bazo theksoi se ka ardhur koha që të rishikohen pagat e ushtarakëve, të cilat nuk janë shqyrtuar siç duhet prej 2004-s.

“Braktisje e detyrës dhe braktisje e misionit. Dështuan në pjesën e fundit të misionit, atë të kthimit. Akt i pastër i braktisjes së detyrës dhe pse jo edhe dezertim. Ka qenë edhe një lloj tentative për ta bërë kryeartikull, duket se sikur ka një tendencë justifikuese. E ndërron thelb profesionin e ushtarakut, që është një vullnetar profesionist, e jo mercenar. Duke justifikuar aktin për shkak të kushteve të jetës, ngatërrohet me funksionin e ushtarakut me atë të mercenarit. Përgjegjësi e 4 ushtarakëve, ishin me 4-5 vite në shërbim, ende pa hyrë në hierarkinë e gradave. Ata zgjodhën të dalin nga uniforma dhe të kthehen në emigrantë të rëndomtë. Përgjegjësi individuale, por po bëhet MM dhe shtabi i përgjithshëm po bën analizën e duhur, për t’i adresuar rrënjësisht çështjeve të kushteve të jetës së shtrakut, të pagesës etj”, u shpreh Gjeneralin Jeronim Bazo.

Ndërkohë që për ish-ministrin e Brendshëm, Koloneli Dritan Demiraj, teksa dënon aktin e rendë të 4 ushtarakëve, kërkon që të analizohen shkaqet e arsyet pse ndodhin këto gjera. Ai ia atribuon një pjesë të fajit politikës, e cila sipas tij prej 1991-shit e deri më sot ka qenë pozitive ndaj Ushtrisë. Gjatë fjalës së tij Demiraj theksoi se Ushtria është nëpërkëmbur nga ish-ministrja Mimi Kodheli dhe ish-shefi i shtabit Jeronim Bazo.

FA janë pjesa më e shëndoshë e patriotike e gjithë këtyre vite për Shqipërinë. Jemi të gjithë kundër këtij akti. Dezertim, veprim i turpshëm, të një njësie më të madhe se sa ajo normalja. Aspak e denjë për një vend të NATO-s. Duhet të analizojmë shkaqet e arsyet pse ndodhin këto gjera. Kam folur për pagesat dhe kushtet e jetesës së ushtarakëve. Nga viti 1991 e deri më tani asnjë qeveri nuk ka qenë pozitive ndaj Ushtrisë. FA në 12 vitet e fundit asnjë rritje page, kanë mangësira. Dinjiteti i ushtarakëve është nëpërkëmbur kur ministria drejtohej nga Kodheli e Bazo. Të gjitha pronat e ushtrisë janë dhënë pa miratimin e Komandantit të FA. 736 persona kanë ikur pa lejen e ushtrisë, Bazo ka gënjyer për mua duke thënë se kam dalë jashtë shtetit, ka hequr njerëzit me të rëndësishëm nga Ushtria”, u shpreh Dritan Demiraj teksa thekson se nuk ka asnjë të ardhme në FA, prandaj edhe janë larguar.

Gjeneral Jeronim Bazo shprehet se para marrjes së detyrës nga ai, partnerët kishin arritur një fazë pabesueshmërie ndaj funksionimit të FA, por ndër vite, sipas tij, besueshmëria është rifituar.

“Këto fenomene kanë qenë dhe ne jemi ndeshur. Kur kam marrë detyrën, partnerët kishin arritur në një fazë pabesueshmërie ndaj mënyrës se si po funksiononin gjërat. Kjo ka qenë lufta ime deri këtu. Unë mendoj se ia kemi dalë mirë. FA po shkojnë më mision sërish dhe kjo është një tjetër shenjë besimi. Kemi gjithë këto vite kemi prezencë të shtuar në vendet Baltike, jemi me prezencë të shtuar në Afganistan, në Mali”, u shpreh Bazo.

Por Demiraj reagoi duke thënë se kontributet janë 3 herë më pak, krahasuar me vitin 2013. “Ke larguar elitën”, tha Demiraj duke iu drejtuar Bazos./Top Channel

    Data: 22 Nentor 2017 22:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera