Kthehu lart

Dosja Habilaj/ Zhduken ish zyrtarët e lartë të policisë, SHÇBA nuk i gjen në banesë

Dosja Habilaj/ Zhduken ish zyrtarët e lartë të policisë, SHÇBA nuk i gjen në banesë GazetaExpress

Asnjë prej tre ish-zyrtarëve të policisë të shpallur në kërkim Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, nuk është arrestuar pas lëshimit të urdhrit të arrestit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mesditën e kësaj të mërkure.

Shqiptarja.com ka mësuar se SHÇBA ka bastisur banesat e tre ish-drejtuesve të policisë, por asnjë prej tyre nuk është gjetur. Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë larguar jashtë vendit. 

Prokuroria ka kërkuar arrestimin e ish-kryepolicit të Vlorës, Jaeld Çela me akuzën se me mosveprime ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës nga Habilajt. E njëjta akuzë vlen edhe për ish-drejtorin e kufirit të Dhërmiut, Sokol Bode si dhe ish- shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar Gjergji Kohila. 

    Data: 22 Nentor 2017 22:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera