Kthehu lart

Meta takohet me homologun slloven, Pahor, diskutime për integrimin e Shqipërisë në BE

Meta takohet me homologun slloven, Pahor, diskutime për integrimin e Shqipërisë në BE GazetaExpress

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, në Lubjanë.

Meta e uroi edhe njëherë për rizgjedhjen e tij si dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Presidenti Pahor dhe Sllovenia i kanë dhënë Shqipërisë jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në kuadrin e procesit të integrimit evropian për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan progresin dhe zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, si dhe ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një harmonizimi e koordinimi më të mirë të qëndrimeve e veprimeve nga vendet e rajonit.

 Ata vlerësuan rolin e rëndësishëm që mund të luajë në këtë drejtim nisma e Procesit të Brdo-Brijunit, si dhe për ruajtjen e fokusit nga ana e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vijimin me hapa konkretë të procesit të zgjerimit.

 Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se mbështetja e Sllovenisë për çeljen së shpejti të negociatave të anëtarësimit në BE do të jetë domethënëse dhe do të inkurajonte vijimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve dhe standardeve të nevojshme.

 Presidenti Meta e ftoi Presidenti Pahor për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u prit me kënaqësi dhe që pritet të realizohet në muajt në vijim.

    Data: 22 Nentor 2017 21:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera