Kthehu lart

Sekuestrohen 44 kg drogë në Fushë-Krujë, dy persona në pranga

Sekuestrohen 44 kg drogë në Fushë-Krujë, dy persona në pranga GazetaExpress

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe një të tretë.

Siç bëhet e ditur, në pranga janë vënë Lek Biba, 33 vjeç, dhe Jurgen Tufa, 23 vjeç, të dy banues në Luz, Fushë-Krujë, ndërsa është shpallur në kërkim edhe F.B. 32 vjeç.

Arrestimi tyre është bërë, pasi në Luz, Fushë - Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues Jurgen Tufa dhe pasagjer Lek Biba iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave  materiale rreth  44 kg lëndë narkotike e dyshuar e Cannabis Sativa.

Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special  99”, kalibri 9 mm me krehër dhe fishekë.

Lidhure me këtë ngjarje, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim  dhe" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". /GazetaExpress/

    Data: 23 Nentor 2017 10:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera