Kthehu lart

E tepron Dardan Sejdiu, i quan heronj komisionerët e VV-së

E tepron Dardan Sejdiu, i quan heronj komisionerët e VV-së GazetaExpress

Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes ka thënë se votën e Vetëvendosjes në Qendrën e Numërimit do ta mbrojnë, siç preferon t’i quajë ai, 20 "heronj" të partisë së tij.

“Sot në QNR janë 20 heronj të qytetit pa lumë duke e mbrojtur votën e dhënë me zemër”, ka shkruar Sejdiu në profilin e tij në Facebook, shkruan Metro.

Ndërkohë, këto fjalë të Sejdiut thuhet pasi sot në Qendrën e Numërimit të Rezultateve do të nisë numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Janë rreth 12 mijë vota në nivel vendi që do t’i nënshtrohen procesit të numërimit, e cilat do të vendosin përfundimisht rezultatin ku është i përafërt, si rasti i Prishtinës.
Procesi i numërimit është paralajmëruar se do të transmetohet në kohë reale.

    Data: 23 Nentor 2017 09:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera