Kthehu lart

Izetbegoviq: Mlladiqi është kriminel dhe qyqar

Izetbegoviq: Mlladiqi është kriminel dhe qyqar GazetaExpress

Anëtari i Kryesisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, në një deklaratë pas dënimit me burg të përjetshëm të Ratko Mlladiqit ka thënë se shpreson që ky vendim do të sjellë kthjelltësim të së kaluarës, njofton Klan Kosova.

“Gjykatësi tha se Mlladiq në tërë botën do të mbahet në mend si kriminel. Por, jam i bindur se shumica e serbëve të Bosnjës nuk identifikohen me Mlladiqin dhe nuk i arsyetojnë veprimet e tij”.

“Ky bagazh nuk mund të bartet në të ardhmen. Duhet që të hiqet hipoteka e krimeve nga populli dhe fokusimi të bëhet në individë, sepse kjo është garanci e ardhmërisë së mirë të popujve në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Mlladiq është kriminel dhe qyqar”.

“Për hir të raporteve të mira fqinjësore asnjë popull nuk duhet t’i nderojë kriminelët e luftës dhe t’u ngrihen përmendore”.

“Ratko Mlladiq nuk është kurrfarë heroi”.

    Data: 23 Nentor 2017 09:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera