Kthehu lart

Këto janë tri komunat që shkojnë në rinumërim të pjesshëm

Këto janë tri komunat që shkojnë në rinumërim të pjesshëm GazetaExpress

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur se cilat komuna do t’i nënshtrohen edhe një herë rinumërimit.

PZAP-i ka marrë vendim sot që komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit të shkojnë në rinumërim. E gjithë kjo pas ankesave që LDK-ja i ka bërë në PZAP për Prishtinën, derisa PDK-ja për Prizrenin.

Ndërkaq, komuna e Rahovecit, ajo e Istogut dhe e Dragashit, do të shkojnë në rinumërim të pjesshëm. Në Rahovec, PDK-ja ka bërë ankesë kundër AAK-së, si dhe LDK-ja kundër PDK-së në Dragash.

    Data: 23 Nentor 2017 10:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera