Kthehu lart

Kim Jong-un dënon zyrtarët e lartë ushtarakë për sjellje të papastër

Kim Jong-un dënon zyrtarët e lartë ushtarakë për sjellje të papastër GazetaExpress

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, thuhet se ka dënuar figurat kryesore ushtarake në regjimin e tij për atë që e ka përshkruar si "sjellje e papastër".

Diktatori i shtetit thuhet se ka nisur një goditje të madhe në Byronë e Përgjithshme Politike (GPB), organizata e saj kryesore për indoktrinimin politik dhe propagandën.

Sipas analistëve, Kim është duke tentuar të bëjë një përpjekje "brutale dhe efikase" për të shtrënguar kontrollin e tij mbi pushtetin duke hequr anëtarët e rangut të lartë të makinës ushtarake.

Kujtojmë se vetëm para disa ditësh Kim Jong-un" ndaloi të kënduarin dhe konsumimin e pijeve alkoolike.

Mësohet se Kim Jong Un ka shkarkuar edhe liderin e Forcave të Armatosura dhe heqja e tij e papritur mendohet të jetë një mënyrë për të eleminiuar çdo kërcënim për fuqinë e udhëheqësit suprem.

"Kim Jong-Un nuk dëshiron që dikush në ushtri të qëndrojë i ngarkuar për një kohë të gjatë... Ai është i shkëlqyeshëm, cinik, brutal dhe efikas", shkruan agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.

    Data: 23 Nentor 2017 09:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera