Kthehu lart

Kurti në Kuvend, a mund të arrestohet nga Policia?

Kurti në Kuvend, a mund të arrestohet nga Policia? GazetaExpress

Policia e Kosovës dje ka kërkuar deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kada- Bujupin, në banesat e tyre, pasi të njëjtit munguan në seancën e gjykimit.

Sot Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë për të shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, mirëpo a mund të arrestohen deputetët e Vetëvendosjes?

Deri më tani në Kuvend është parë Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, raporton Lajmi.net.

Ndaj Kurtit, Kadaj - Bujupit, Haxhiut dhe Topallit është lëshuar fletarrestim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.

    Data: 23 Nentor 2017 10:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera