Kthehu lart

Në shenjë revolte ndaj EULEX'it pozita lëshon sallën e Kuvendit

Në shenjë revolte ndaj EULEX'it pozita lëshon sallën e Kuvendit GazetaExpress

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga gjithë deputetët që të lëshojnë sallën e Kuvendit.

Ai këtë e tha në shenjë revolte për ngjarjet  e fundit në lidhje me skandalin e EULEX-it.

“Në dëshmitë e tij ai ka përfshirë edhe gjykatësin e rastit Drenica 2 për të cilin ka thënë se i ka quajtur edhe kafshë. Është e papranueshme nëse një çështje e tille ka qenë vërtetë mënyra e trajtimit në rastin në fjalë. Kërkojmë përgjigje zyrtare dhe të detajuar lidhur me këtë. Edhe ne edhe qytetarët duhet ta dimë të vërtetën rreth kësaj çështje. Në lidhje me ketë si shenjë revolte do e lëshojmë sallën. I ftojmë të gjithë deputetët të na bashkohen. Seanca le të vazhdojë nesër”, ka thënë Krasniqi.

    Data: 23 Nentor 2017 10:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera