Kthehu lart

Zbulohet arsyeja e tmerrshme e vrasjes së gazetares që zbuloi skandalin "Panama Papers"

Zbulohet arsyeja e tmerrshme e vrasjes së gazetares që zbuloi skandalin "Panama Papers" GazetaExpress

Familja e një gazetareje investigative të vrarë në një sulm me bombë në Maltë ka ngritur një padi kundër policisë për dyshimin se nuk ka kryer një hetim të paanshëm. Familja e Daphne Caruana Galizia, dëshiron që zyrtari i lartë që po mbikëqyr hetimin të hiqet menjëherë.

Ata thonë se ka një konflikt të madh interesi, sepse hetuesi Silvio Valletta është i martuar me një ministre të qeverisë. Caruana Galizia ishte e njohur për blogun e saj ku akuzonte politikanët më të lartë për korrupsion, përshirë këtu edhe kryeministrin.

Zyrtarët thonë se ajo u vra nga një bombë që shpërtheu në afërsi të shtëpisë së saj në Bidnija më 16 tetor.

Ajo madje kishte raportuar edhe për bizneset e pista të zotit Valletta, oficerit përgjegjës për hetimin e vrasjes së saj. Ai është zëvendëskomisari i policisë aktuale dhe është i martuar me ministren Justyne Caruana. 

Kush ishte Daphne Caruana Galizia?

“Blogerja” dhe gazetarja e "Panama Papers", shumë e njohur në Maltë, kishte akuzuar qeverinë e ishullit për korrupsion.

Televizionet lokale raportojnë se vetëm dy javë më parë, viktima kishte folur me policinë për kërcënime që kishte marrë.

Daphne Caruana Galizia e nisi karrierën e saj si gazetare për the “Sunday Times of Malta” dhe investigimet e saj morën famë.

Më pas, ajo nisi edhe “blogun” shumë të ndjekur në internet ku nuk kursente kritikat kryesisht për qeverinë, por edhe për opozitën.

Gazetarja e njohur u vra katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u organizuan pasi ajo akuzoi kryeministrin Joseph Muscat dhe gruan e tij për lidhje me skandalin “Panama Papers”.

Akuza e gazetares se kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishim llogari bankare jashtë vendit për të fshehur paratë që i vinin nga sundimtarët e Azerbajxhanit, rrëzoi qeverinë, megjithëse Muskat arriti t'i fitojë sërish zgjedhjet.

Vetë kryeministri Muskat tha se vrasja e gazetares është barbare dhe e papranueshme, ndërsa premtoi se fajtorët do të gjenden patjetër. Në postimin e saj të fundit në blog, Galizia sulmoi liderët e opozitës dhe shkroi se situata politike në vend është e dëshpëruar.

    Data: 23 Nentor 2017 08:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera