Kthehu lart

Vrimat misterioze në Rusi

Vrimat misterioze në Rusi GazetaExpress

Kohëve të fundit disa njerëz në Rusi kanë filluar të frikësohen nga një fenomen i çuditshëm.

Ata kanë gjetur vrima të thella shumë të çuditshme, nëpër disa male të ndryshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Këto vrima gjenden në pjesët më të dendura të pyjeve, pikërisht nëpër ato hapësira, ku hyrja e kamionëve apo automjeteve të tjera transportuese, që mund të kishin bartur pajisjet për hapjen e vrimave, është e pamundshme.

Nuk ka as dhe përreth vrimave, gjë kjo që bën të dyshohet se ku ka mbetur dheu që është larguar nga ajo pjesë.

Njerëzit e guximshëm, që rrezikojnë të hyjnë në këto vrima, deklarojnë se pasi që të kenë mbërritur në një largësi të caktuar, ata përfundojnë në një errësirë absolute.

Hetuesit e këtij fenomeni misterioz nuk kanë arritur të dalin me as edhe një supozim të vetëm se cili mund të ketë qenë qëllimi i hapjes së këtyre vrimave.

    Data: 23 Nentor 2017 06:09
    Autori: GazetaExpress
    • Corleone, në tokën e mafies. Nuk jemi të gjithë mafiozë

      Corleone, në tokën e mafies. Nuk jemi të gjithë mafiozë 0

    Të tjera