10
*
° °

Fundjava me mot të vranët, mundësi për riga lokale shiu

17.11.2017 - Vorbulla ciklonike, ditëve të fundjavës do të vazhdojë të zhvendoset nga jugu i rajonit tonë, me ç'rast do të vazhdojë të sjellë kushte për mot kryesisht të vranët, kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmjen e ditës së diel një front i ftohtë, nga veriu i kontinentit do të kalojë mbi vendin tonë, që pritet të sjellë edhe reshje bore.

Ditën e shtunë dhe diel do të mbajë mot kryesisht i vranët, kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.  Në mbrëmjen e ditës së diel priten reshje shiu, të cilat me kalimin e frontit të ftohtë, do të shndërrohen në reshje bore, që pritet të vazhdojnë edhe të hënën në mëngjes, më pas pritet të pushojnë, e gjatë ditës së hënë do të ketë edhe intervale me diell.

Të martën do të mbajë mot pjesërisht i vranët, e në mbrëmje, sipas parashikimeve të fundit, sërish një front i ftohtë do të kaloj mbi vend që ka mundësi të sjellë reshje të dobëta bore.
Temperaturat e ajrit në fundjavë do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga 3C deri në 4C, e maksimale nga 6C deri në 7C, e me kalimin e frontit të ftohtë, në fillim të javës së ardhshme do të zbresin tutje deri në 4C deri 5C, ndërsa minimalet edhe deri në -3C.
Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e më pas do të rritet dukshëm mbi këto vlera.