10
*
° °

Sonte shi dhe borë, gjatë javës përmirësim i motit

19.11.2017 - Një front i ftohtë nga veriu i kontinentit, pritet të kaloj gjatë mbrëmjes edhe mbi vendin tonë, që do të sjellë kushte për reshje shiu, që më pas do të përzien me fjolla bore, e më vonë gjatë natës do të shndërrohen edhe në borë.

Të hënën herët në mëngjes do të vazhdojnë reshjet e dobëta të borës, e gjatë ditës do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell, vende-vende nuk përjashtohet mundësia për reshje të dobëta bore.

Nga dita e martë fusha anticiklonike nga Europa perëndimore do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, duke sjellur përmirësim të motit me vransira të pjesëshme dhe intervale më të gjata me diell.
Temperaturat e ajrit në ditët para do të pësojnë rënie me minimale nga -3C deri -1C, e maksimale nga 5C deri në 7C, e nga dita e mërkurë maksimalet do të rriten në 10C deri 11C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-10m/s, e më pas do të fryejë lehtë nga krahu jugor 1-2m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.