Kthehu lart

E pabesueshme! Robert Alia përlotet "live" në studio!

E pabesueshme! Robert Alia përlotet "live" në studio! GazetaExpress

Është një nga personazhet që bën më shumë të flasë për të, për shkak të debateve dhe ashpërsisë me të cilat i thotë ato që mendon.

Megjithatë edhe Robert Alia e ka pikën e tij të dobët, e cila është padyshim vajza e tij Gala. Ashtu si çdo baba edhe Roberti përlotet kur i përmendin ‘dritën e syve’ të tij. 

Diçka e tillë ka ndodhur gjatë emisionit të sotëm të moderatores Rudina Magjistari, në të cilën Berti u përlot pasi pa një video të vajzës së tij duke kënduar në “Dance With Me”.

“Mua më merr malli për të edhe kur shkon në shkollë. Unë e ushqej, e vë në gjumë jam shumë i lidhur me të”,-është shprehur Berti. Gjithashtu ai ka treguar se është Gala, e cila i lyen thonjtë të atit./Gazeta Express/



    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 22 Nentor 2017 17:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera