Kthehu lart

Media satelite e Rusisë, në qendër të historive më të mëdha të lajmeve të rreme

Media satelite e Rusisë, në qendër të historive më të mëdha të lajmeve të rreme Autori: Cristina Lopez GazetaExpress

Pavarësisht nëse ishin lajme të rreme rozë rreth familjes mbretërore Britanike apo pretendime të rreme për politikanët amerikanë që kanë pasoja serioze, shumë nga lajmet më të rreme të lajmeve gjatë vitit të kaluar kanë një...

Pavarësisht nëse ishin lajme të rreme rozë rreth familjes mbretërore Britanike apo pretendime të rreme për politikanët amerikanë që kanë pasoja serioze, shumë nga lajmet më të rreme të lajmeve gjatë vitit të kaluar kanë një emërues të përbashkët: një mdia e akuzuar e të qenit një satelitë rus e quajtur YourNewsWire.

YourNewsWire duket si burim tipik i lajmeve të rreme, por rreza e saj e veprimit, fitoi vëmendjen e një agjencie të Bashkimit Europian të quajtur East StratCom Task Force, e cila u krijua “për të luftuar propagandën ruse” dhe e cila e ka klasifikuar YourNewsWire si një “satelitë” për Rusinë.

Sean Adl-Tabatabai, një prej botuesve të faqes në Los Anxhelos, ka pranuar admirimin e tij për RT (ish Rusia Sot), kompamia e lajmeve të propagandës ruse që YourNewsWire shpesh përdor si burim.

Anasjelltas, pro-Kremlinsitët si Qendra për Kërkime mbi Globalizmin shpesh citojnë YourNewsWire, duke demonstruar marrëdhënien simbiotike midis propagandës ruse dhe industrisë së rreme të lajmeve.

Adl-Tabatabai mendon për realitetin si diçka më pak për të raportuar dhe më shumë si një objektiv që mund të diktohet duke ndryshuar perceptimet. “Kur thoni faktet janë të shenjta, unë do të argumentoj se jo, ata nuk janë,” tha ai më parë gjatë këtij viti.
Një angazhim i tillë i rastësishëm ndaj së vërtetës është elementi që duket se ka frymëzuar hitet më të mëdha të YourNewsWire, që variojnë nga lulëzimi si tabloid, si për shembull një histori që pohon se një ish-agjent i MI5 rrëfehu sikur vrau Princeshën Diana, deri tek lajme të rremë shumë më të dëmshe politike, me pasoja konkrete për jetën reale, si teoria e komplotit Pizzagate.

YourNewsWire luajti një rol të rëndësishëm në promovimin e kësaj historie, e cila frymëzoi një person të armatosur për të hapur zjarr brenda një picerie të një familjeje në D.C. në një përpjekje për të “vetë-hetuar” pretendimet e rreme që figura nga demokratët drejtonin një unazë pedofilie nga bodrumi i tyre.

Këto histori të fshehta politike gjithashtu kanë përfshirë përdorimin e një kuotimi nga një ish-zyrtar i vdekur i qeverisë haitiane që sugjeronte se Clintons kishin lidhje me vdekjen e tij.

Historitë e rreme politike të lajmeve të YourNewsWire shpesh shkojnë virale, duke u përhapur si zjarr në mesin e përdoruesve të internetit të ekstremit të djathtë. Kjo media ishte pas një historie që lidhte masakrën e kishës në Teksas me protestuesit antifashistë, dhe po ashtu shfrytëzoi sulmet në Las Vegas, duke pretenduar se sulmuesi ishte një “një anëtar Antifa i cili gjithashtu ishte i lidhur me ISIS”.

Në një tjetër rast, faqja e rreme e lajmeve njoftoi se aktori Morgan Freeman kishte bërë thirrje për burgosjen e ish kandidates presidenciale demokrate Hillary Clinton. YourNewsWire është përfshirë gjithashtu në taktikën e përsëritur ruse për të sulmuar filantropin George Soros, duke pretenduar se kancelari i sapozgjedhur austriak kishte ndaluar fondacionet e Soros nga Austria, duke plagjiuar fraza të tëra nga botimet legjitime.

Facebook ka verifikuar faqen e medias në platformën e saj, e cila lejon YourNewsWire të arrijë një audiencë të madhe dhe të dyshimtë nën një re gri legjitimiteti. Figura të papërgjegjshme të mediave të krahut të djathtë si Sean Hannity i Fox kanë ndihmuar në forcimin e reputacionit të saj të pamerituar duke shpërndarë histori të rreme nga faqja, duke vërtetuar se verbëria e tij ideologjike tejkalon edhe inteligjencën më bazike.

Ndërkohë që po nxjerrin në dritë histori të rreme dita ditës, thuhet se kjo i ka kushtuar faqes rreth 60 për qind të të ardhurave të veta pasi Google AdSense e ka braktisur atë, ndërsa rrjeti i reklamave Revcontent ende lejon që YourNewsWire të përfitojë nga fitimi i klikimeve, duke i lejuar botuesve stimuj financiarë për të vazhduar publikimin e gënjeshtrave të destinuara për audienca të krahut të djathtë.

/Media Matters – Lexo.al

    Data: 21 Nentor 2017 11:23
    Autori: Cristina Lopez

    Të tjera