Kthehu lart

Nëse Arabia Saudite po kryen reforma, çfarë do ndodh me islamistët në vende të tjera

Nëse Arabia Saudite po kryen reforma, çfarë do ndodh me islamistët në vende të tjera Autori: Kamel Daoud GazetaExpress

Kampi i moderuar, i verbër, mund të përpiqet të luajë me princin. Por kampi fundamentalist, i privuar nga akseset e tij, mund të kthehet kundër mbretërisë saudite për të kërkuar një lloj të ri legjitimiteti – dhe të bëjë një lloj lufte të shenjtë kundër tokës së shenjtë

Pak kohë më parë, një karikaturist algjerian i njohur si le Hic përmblodhi situatën në Arabinë Saudite me disa goditje të ashpra të penës së tij: Në një vizatim, mbreti saudit shpall vendosmërinë e tij për të luftuar terrorizmin duke vënë në dukje një armë në kokën e tij. I gjithë paradoksi Saudit u distilua në atë karikaturë: Vendi prodhon, sponsorizon, strehon dhe ushqen islamizmin që kërcënon themelet dhe të ardhmen e saj.

Si mund të ndodh kjo? Dikush duhet të kthehet gati tre shekuj para për të filluar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Rreth vitit 1744, një prijës fisnor, Muhammed ibn Saud, formoi një aleancë me një predikues ultrakonservator të quajtur Muhammed ibn Abd al-Wahhab dhe krijoi shtetin e parë monarkik në Gadishullin Arabik. Nga njëra anë, ishte familja Saud, që drejtoi vendin me anë të së drejtës së gjakut dhe pasardhësve; nga ana tjetër, kishte vehabizim, një version ultra-puritanik dhe ekstrem të Islamit që e quajti islamin origjinal. Një familje dhe një grup klerikësh – të dy të ngjitur së bashku gjatë dekadave qoftë nga të ardhurat e naftës, si edhe nga legjitimiteti që rrjedh nga afërsia me vendet më të shenjta të Islamit.

Por vehabizmi është gjithashtu, natyrisht, një nga matricat e xhihadizmit global sot: një burim ideologjik dhe financiar i fuqisë islamike dhe konstelacionit të xhamive fundamentaliste, rrjeteve televizive kushtuar predikimit dhe partive të ndryshme politike në të gjithë botën muslimane. Arabia Saudite ushqen dorën që po vret, pak nga pak, dhe vende të tjera.

U desh që Perëndimi të goditej ashpër nga terrorizmi islamik për të vlerësuar plotësisht masën e këtij kërcënimi, të maskuar gjatë. Në të vërtetë, edhe pse udhëheqësit sauditë po shtrëngonin duart dhe u qeshnin homologëve të tyre perëndimorë, ata po strehonin predikues që avokonin xhihadin ndaj qindra mijëra njerëzve të mbledhur në Mekë për pelegrinazhin vjetor. Sot, të gjithë shohin përmes fasadës më mirë.

Reforma në Arabinë Saudite tani duket e nevojshme – dhe akoma, në të njëjtën kohë, e pamundur. Si do të arrijë familja mbretërore të refuzojë mbështetjen e klerit, të ndalojë financimin e rrjeteve fundamentaliste dhe të sjellë asgjë më pak se sesa disa revolucione lidhur me të drejtat sociale? Stabiliteti i mbretërisë është në rrezik dhe, si pasojë, edhe i të gjithë rajonit.

Shfaqja e njeriut të njohur si “princi i hekurt” – Mohammed bin Salman, trashëgimtari 32-vjeçar i fronit – sugjeron se mund të ketë një zgjidhje për problemin saudit. I ri, i zjarrtë, i parë si reformator, princi i kurorës po bën një përplasje qëkur babai i tij e vendosi atë në ballë të skenës politike rreth dy vjet më parë. Ai është duke propozuar, për shembull, një model tjetër ekonomik sesa ai, i ndërtuar rreth naftës dhe gazit, që mbizotëron sot, dhe ka shpallur megaprojektet e zhvillimit dhe planet për hapjen e vendit në turizëm pa kushte.

Princi, me nofkën “MBS”, madje duket i gatshëm të provojë paimagjinueshmen: t’u japë grave të drejtën për t’i dhënë makinës ose për të shkuar në stadiumet sportive, duke rihapur kinematë dhe, mbi të gjitha, duke ushtruar presion mbi klerin dhe duke njoftuar rishikimin dhe certifikimin e kanoneve të ortodoksisë muslimane, duke përfshirë hadithet, mbledhjen e thënieve të Profetit Muhamed.

 E gjithë kjo është një propozim i rrezikshëm. Ajo që po ndodh sot në Arabinë Saudite, sidomos duke pasur parasysh spastrimet e fundit kundër gardës së vjetër, i ngjan një revolucioni të pallatit dhe një trazire fetare. Përveç kësaj, këto ndryshime përkojnë me paralajmërimet e ripërtërishme të qeverisë saudite rreth kërcënimit iranian dhe afrimit të tij me Izraelin. Çfarë lloj revolucionari është ky princ? Disa shohin në vend të tij, një njeri të udhëhequr nga një dorë amerikane, e porositur për të pastruar rajonin.

Cilado qoftë efekti i vërtetë i këtyre ndryshimeve në Arabinë Saudite, ato tashmë po ndihen diku tjetër. Nëse ky vend, vendlindja e fatwas, ndërmerr reforma, islamistët në mbarë botën do të duhet të ndjekin shembullin ose të rrezikojnë të mbaten në anën e gabuar të ortodoksisë.

Në Algjeri, për shembull, ndjekësit e linjave të ashpra janë shumë të prekur. Në mediat sociale, teoria e konspiracionit duket se mbizotëron: Shqaqja e MBS është parë si produkt i një urdhërimi amerikan. Por gazetat konservatore dhe shkrimtarët islamikë të opinioneve – përgjithësisht të etur për të gjitha çështjet saudite dhe të shpejtë për të komentuar mbi çdo injorim kundër Islamit – janë më së shumti të heshtur ose të turpshëm në mbrojtjen e vehabizmit. Edhe në xhami, dominon heshtja.
Islamistët në Algjeri i përkasin një prej dy kampeve. Një, i supozuar si i hershëm dhe i pastër, pretendon lidhjen me Arabinë Saudite dhe Luginën Fatva. Është e shqetësuar nga reformat e MBS, nga frika se mund të sinjalizojnë një fund të financimit të saj dhe një goditje të legjitimitetit të saj.

Kampi tjetër është i filjali i Vëllazërisë Myslimane dhe i afërt me Turqinë e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan; partitë politike islamike që ajo ka formuar tolerohen nga qeveria algjeriane. Por edhe anëtarët e saj janë të shqetësuar: nëse Arabia Saudite reformohet, ata do të humbasin mantelin e islamistëve tolerantë dhe pozitën e tyre në tabelën politike të Algjerisë. Princi i kurorës saudite, duke e hedhur veten si më të moderuar se sa të moderuarit diku tjetër, po e tërheqë qilimin nën këmbët e tyre.

Dhe kështu të gjithë islamistët ndjejnë ankthin e të qenin jetim. Kampi i moderuar, i verbër, mund të përpiqet të luajë me princin. Por kampi fundamentalist, i privuar nga akseset e tij, mund të kthehet kundër mbretërisë saudite për të kërkuar një lloj të ri legjitimiteti – dhe të bëjë një lloj lufte të shenjtë kundër tokës së shenjtë.

/The New York Times – Lexo.al

    Data: 17 Nentor 2017 11:06
    Autori: Kamel Daoud

    Të tjera