Kthehu lart

​Daja: Vetëm për fitore ndaj Dinamo Kiev

​Daja: Vetëm për fitore ndaj Dinamo Kiev GazetaExpress

Skënderbeu nuk e sheh ende veten jashtë Europa League pavarësisht se në Elbasan Arena do të ketë përballë më të fortën e grupit këtë të enjte

Për trajnerin Ilir Daja, ofensiva do të nisë që në fillim dhe rezultati i vetëm ndaj Dinamos së Kievit, është fitorja.

Tekniku i skuadrës korçare nuk kërkon ta quajë veten favorit për shkak se skuadra ukrainase është e kualifikuar dhe nuk motivohet maksimalisht.

Sabien lilaj do ta nisë ndeshjen si titullar, ndërsa Jashanica në pankinë pasi nuk ka marrë ngarkesën maksimale, shkruan Top Channel.

Pjesa tjetër e grupit është e plotë për të përballuar Dinamon e Kievit që kryeson grupin B me 10 pikë. Skënderbeu është në vendin e fundit me 2 pikë, por ka ende shpresë për t’u kualifikuar. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Nentor 2017 23:30
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve

      ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve 0

    Të tjera