Kthehu lart

​E tepron Ozil, kjo është paga marramendëse që i kërkon Barcelonës

​E tepron Ozil, kjo është paga marramendëse që i kërkon Barcelonës GazetaExpress

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil do të largohet nga Arsenal gjatë afatit kalimtar të janarit

Drejtuesit e Arsenalit janë gati të shesin mesfushorin Mesut Ozil gjatë janarit, pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe lojtari nuk dëshiron ta vazhdojë atë.

Skuadra më e interesuar për shërbime tij është Barcelona, e cila është gati të paguajë 20 milionë euro të kërkuara nga Arsenal.

Por, atyre u ka dal një problem tjetër, jo me Arsenalin, por me Ozil.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Ozil ka kërkuar nga Barcelona një pagë prej 19 milionë eurove, duke u bërë lojtari më i paguar pas Leo Messit.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të plotësojë kërkesën e gjermanit apo do të kërkojë ndonë alternativë tjetër.

Ozil në të kaluarën kishte luajtur në La Liga, kur ishte pjesë e Real Madridit nga viti 2010-2013. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Nentor 2017 10:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve

      ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve 0

    Të tjera