Abdixhiku rikthehet me një tallje për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull nga Qeveria Hoti - Gazeta Express

Gazeta Express

24/11/2020 23:06

Me i fundit

Abdixhiku rikthehet me një tallje për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull nga Qeveria Hoti

Gazeta Express

24/11/2020 23:06

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thurur një reagim lidhur me raportimin se i biri i ish-deputetit Haxhi Shala është bërë Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Abdixhiku, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk ka vend për t’u habitur për dështimet e diplomacisë kosovare kasaj asaj serbe, shkruan Gazeta Express.

“Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne”, ka thënë ai.

“Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder”.

Përgjatë ditës së sotme u raportua se i biri i Haxhi Shalës ka marrë një ndër postet më të rëndësishme në diplomaci, atë të Konsullit të Përgjithshëm.

Pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

As MPJ’ja e as ish-deputeti Shala nuk kanë lëshuar ndonjë deklarim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Shala është distancuar edhe nga ideja e rrëzimit të Qeverisë, e cila është propozuar kohëve të fundit nga disa parti politike në vend. Momentalisht, Shala nuk bart ndonjë post në legjislaturën e shtatë. /Gazeta Express/