Hoxhaj: Kadri Veseli asnjëherë s’i ka dhënë mbështetje Haradinajt për president - Gazeta Express

Gazeta Express

24/11/2020 21:07

Me i fundit

Hoxhaj: Kadri Veseli asnjëherë s’i ka dhënë mbështetje Haradinajt për president

Gazeta Express

24/11/2020 21:07

Ushtruesi i detyrës së kreut të PDK’së, Enver Hoxhaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Kadri Veseli asnjëherë nuk i ka dhënë mbështetje Ramush Haradinajt që të bëhet president, shkruan Express.

“Kadri Veseli asnjëherë s’i ka dhënë mbështetje Haradinajt për president”, ka thënë Hoxhaj në Pressing.

Hoxhaj u pyet për këtë cështje për shkak se Haradinaj deklaroi sonte se kishte diskutuar me Thacin e Veselin dhe ishin afër mbylljes së procesit, pak para se këta dy të niseshin për në Hagë pas konfirmimit të aktakuzave.

 “Edhe atyre (Thaçit e Veselit), ua kam prezantuar kandidaturën time. Ne kemi pasur një përafrim në momentet e fundit. Realisht ka pasur një përafrim të madh. Realisht kemi qenë afër mbylljes së procesit”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se kishte për t’u takuar me Veselin ditën që udhëtoi për në Hagë, por takimi i planifikuar nuk u realizua.

“Në ditën që udhëtoi Kadri Veseli kemi paraparë edhe një takim, por që nuk u realizua”, ka thënë Haradinaj në RTK.

“Edhe partnerët qeveritarë nuk e kanë vështirë me ma dhanë votën për president. Çështja është se si të arrihet edhe një marrëveshje me PDK’në”, shtoi Haradinaj./Express/