Simmons: Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, e shihte Gjykatën Speciale si politike - Gazeta Express

Gazeta Express

25/11/2020 11:29

Me i fundit

Simmons: Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, e shihte Gjykatën Speciale si politike

Gazeta Express

25/11/2020 11:29

Katër vite më parë, në kohën sa kishte qenë Sekretar i Shtetit për Punë të Jashtme, tash kryeministri britanik Boris Johnson kishte vizituar Kosovën. Ish-gjykatësi kryesor i EULEX-it, Malcolm Simmons, thotë se kishte diskutuar me Johnson në Prishtinë për Gjykatën Speciale, e thotë se ish-sekretari i shtetit atë e quante politike, shkruan Gazeta Express.

Gazeta Express ka siguruar sot letrën që ish-gjykatësi kryesor i EULEX-it, Malcolm Simmons, ua ka dërguar në Kuvend të Kosovës deputetëve, në të cilën thotë se është i gatshëm të raportojë e edhe të japë dëshmitë e tij për shkeljet që janë bërë në Misionin e Sundimit të Ligjit për vite të tëra.

Simmons që kishte folur edhe më herët për këto shkelje, me theks të veçantë në rastin “Drenica”, në fund të letrës flet edhe për një takim që kishte pasur me datë 10 nëntor të vitit 2016 në Prishtinë me atëherë sekretarin për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, tash kryeministrin, Boris Johnson.

Ish-gjykatësi kryesor i EULEX-it thotë se kishin biseduar për Dhomat e Specializuara, e shton se Johnson ishte shumë shpërfillës ndaj tyre.

Sipas Simmons, vetë Johnson besonte se ato janë “ndërtim politik”, duke i cilësuar si gjykatë politike që i përkulet vullnetit të Brukselit.

“Më 10 nëntor 2016 u takova me Boris Johnsonin në Prishtinë. Në atë kohë ai ishte Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Mes tjerash, ne diskutuam shkurt për Dhomat e Specializuara të Kosovës. A ishte shumë shpërfillës ndaj Dhomave, qartazi duke besuar se ato do të jenë ndërtim politik. Ai i përshkroi Dhomat si “një gjykatë politike që i përkulet vullnetit të Brukselit dhe e mbushur me qëllim lajkatar të BE-së për mbushjen e xhepave të tyre”, thuhet në këtë letër. /GazetaExpress/