Merret vendimi: Ndihma nga 50 dhe 100 euro për të infektuarit me koronavirus në Prishtinë - Gazeta Express

Gazeta Express

25/11/2020 16:38

Me i fundit

Merret vendimi: Ndihma nga 50 dhe 100 euro për të infektuarit me koronavirus në Prishtinë

Gazeta Express

25/11/2020 16:38

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Kuvendi Komunal ka votuar propozimin për ndarjen e 50 eurove për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për pensionitët e konfirmuar pozitiv, raporton Express

Ahmeti ka shkruar në Facebook se Kuvendi Komunal ka votuar me 38 vota pro dhe asnjë kundër, propozimin për subvencionim të të infektuarve me koronavirus.

“Falenderoj Kuvendin Komunal sot që me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 eur për çdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 për pensionsistë të konfirmuar pozitiv”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndërkohë, partitë opozitare në Prishtinë para pak ditësh kanë treguar për Express se e përkrahin propozimine  Ahmetit, por 50 dhe 100 euro nuk mjaftojnë për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit të koronavirusit.